Lajme
Vendi që ua kufizon të miturve përdorimin e internetit gjatë natës
Të miturit në Kinë nuk do të jenë më në gjendje të hyjnë në internet në telefonat e tyre inteligjentë gjatë natës. Sipas legjislacionit të ri kundër varësisë të publikuar këtë të mërkurë, edhe koha që ata mund të jenë online gjatë ditës do të jetë e kufizuar.
Sipas kufizimeve të reja, të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 2 shtator pas një konsultimi publik, asnjë i mitur nuk do të jetë në gjendje të hyjë në internet përmes pajisjes celulare nga ora 22:00 deri në orën 6 të mëngjesit, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Përveç kësaj, do të vendoset gjithashtu një sistem për të kufizuar sasinë ditore të kohës që telefonat inteligjentë mund të lidhen me internetin. Adoleshentët e moshës 16-17 vjeç do të mund të jenë në internet për dy orë, krahasuar me vetëm 40 minuta për fëmijët nën 8 vjeç.
Këto rregulla të reja, të propozuara nga Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës janë ndër më të rreptat në botë në këtë fushë.
Sipas Administratës së Hapësirës Kibernetike të Kinës, rregullat e reja do të lejojnë “krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm në internet për të miturit”.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit










