Lajme
Vendosen taksat e vizave kosovare
Sipas njoftimit të MPJ-së, Viza Hyrëse (C) paguhet 40 €, Viza Transite (B) - 30 €, Viza Transite Ajrore (A) - 25 € dhe Viza Afatgjate (D) - 50 €. Regjimi hy në fuqi me 1 korrik
Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka përcaktuar Taksat e Vizave që do të lëshohen për të huajt në misionet konsullore të Republikës së Kosovës. Sipas një njoftimi të MPJ-së, vizat hyrëse në Kosovë do të kushtojnë nga 25 deri në 50 euro varësisht nga lloji i vizës.
Vendimi, siç thuhet, është marrë në përputhje të plotë me aktet ligjore në fuqi të Kosovës.
“Sipas vendimit, llojet e vizave dhe shumat që do të paguhen për to janë si në vijim: Viza Hyrëse (C) – 40 Euro, Viza Transite (B) – 30 Euro, Viza Transite Ajrore (A) – 25 euro dhe Viza Afatgjate (D) – 50 Euro”, njotom MPJ nëpërmjet një komunikate.
Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës më herët ka marrë vendim për të vendosur regjimin e vizave për 87 vende, në kuadër të procesit të përmbushjes së standardeve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian për lëvizje të lirë të qytetarëve drejt BE-së, sipas kritereve të Kodit Schengen, ku një ndër kriteret e përcaktuara është edhe menaxhimi i kufijve dhe migracionit ilegal.
Aktualisht, Ministria e Punëve të Jashtme ndodhet në fazën më intensive të implementimit të këtij vendimi, me krijimin e Qendrës së Vizave.
“Në këtë projekt, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë mbështetje të fuqishme konkrete edhe nga Qeveria e Mbretërisë së Norvegjisë, ku përmes bashkëfinancimit ka filluar të bëhet implementimi i Qendrës së Vizave”, thuhet në një njoftim të MPJ-së.
Sistemi i aplikimit për vizë nëpër misionet diplomatike-konsullore të Republikës së Kosovës do të fillojë më 1 korrik 2013, fillimisht në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Stamboll si pilot projekt, e më pas edhe në të gjitha përfaqësitë diplomatike/konsullore të Republikës së Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës












