Kosova
Verifikohen mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i verifikimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës është duke vazhduar.
Sipas zëdhënësit të KQZ’së deri më tani, nga data 9 shkurt, kur ka filluar vlerësimi, janë verifikuar 38,229 pako, prej të cilave janë aprovuar 35,832, ndërsa janë refuzuar 2,397 pako.
“Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa, është se ato janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë, etj”, ka bërë të ditur Elezi.
Sipas Elezit, gjatë votimit përmes postës, KQZ-ja ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime dhe vetëm në përfundim të procesit të vlerësimit të tyre, do të dihet saktë se sa është numri i pakove me fletëvotime të cilat do t’i nënshtrohen numërimit.
“Sipas procedurave, pakot me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara, ndërkaq numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, tregoi Elezi, raporton RTK.
Numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 104,924, prej të cilëve 20,324 ishin regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike dhe votuan 15,352, ndërkaq për votimin përmes postës ishin regjistruar 84,600 shtetas.
Të tjera nga Kosova

Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
- OVL-UÇK dërgon letër apeli në ambasadat mike, pas shtyrjes së datës së aktgjykimit në Hagë
- “Aleate e rëndësishme”: SHBA-ja synon përfshirjen e Kosovës në korridoret rajonale të energjisë
- Palatova – kryeministrit të Kosovës: BE nuk mundet ta japë thjeshtë statusin e kandidatit, duhet t’i bindni 27 shtetet
E-Diaspora
-
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest Doktoratura në fushën e Neurologjisë shënon një kapitull të ri në karrierën profesionale të saj... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet












