Shkurt.ch
Vërshime dhe rreshqitje dheu në Zvicër
13 persona, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë është dashur të evakuoheshin me helikopter nga lugina e vërshuar. Dy të tjerë janë detyruar të kalojnë natën në makinën e tyre në një galeri
Reshje të fuqishme shiu kanë shënuar mbrëmjen e të shtunës në disa regjione të Zvicrës. Në veçanti në Graubünden reshjet kanë shkaktuar dëme duke vërshuar vende-vende rrugët si në fshatin Val S-charl afër Scuol-it, në regjionin Engadin. Pak para orës 20 policisë i kanë ardhur telefonata alarmuese nga qytetarët për vërshime në fshatin e përmendur, shkruan srf.ch.
13 persona, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë është dashur të evakuoheshin me helikopter nga lugina e vërshuar, trasnmeton albinfo.ch. Dy të tjerë janë detyruar të kalojnë natën në makinën e tyre në një galeri.
Edhe rreth 50 persona të tjerë ndodheshin në Val S-charl gjatë orëve të stuhisë që shkaktoi vërshime. Ata do të transportoheshin gjatë ditës me helikopter duke u sjellë në siguri, thuhet në njoftimin e policisë.
Një numër rrugësh lokale dhe shtigjesh për këmbësorë janë bllokuar.
Ndërsa në Flüelapass po ashtu në Graubünden njoftohet për një rrëshqitje dheu të shkaktuar nga shirat e fuqishëm. Për pasojë, ka pësuar lëndime një grua në një motoçikletë, të cilën e ka goditur në shpatulla një pjesë guri që kishte rënë nga shkëmbi.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













