Shkurt.ch
Vërshime në Zvicrën Qendrore
Edhe autostrada A3 ishte mbyllur përkohësisht në të dy drejtimet ndërmjet Lachen dhe Reichenburg
Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut që përfshijnë të enjtën Zvicren Qendrore, autoritetet ishin detyruar të mbyllin së paku nëntë lidhje rrugore, raportojnë agjensitë zvicerane të lajmeve. Edhe autostrada A3 ishte mbyllur përkohësisht në të dy drejtimet ndërmjet Lachen dhe Reichenburg. „MeteoNews“, njoftoi të enjten, se në nivel lokal gjatë 24 orëve të fundit, matësit kanë treguar rezultatin e reshjeve të shiut që kishte arritur gati 100 litra ujë për metër katror. Në kantonin Zug , pas shirave të rrëmbyeshëm, ekipe të zjarrfiksëve kishin evakuar dhjetëra persona nga shtëpitë e tyre, dhe disa ndërtesa dhe rrugë ishin të bllokuar. Nuk është raportuar për të lënduar. Në këtë kanton raportohet po ashtu për përmbytjen e bodrumeve dhe garazheve, si edhe për rrëshqitje të tokës dhe daljen e disa lumenjve nga shtrati..Edhe në Kantonin e Schwyzit njoftohet për mbylljen e përkohëshme të rrugëve për shkak të rrëshqitjeve nga vërshimet
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













