Lajme
Versioni dixhital i SwissPass për fëmijë tani është i disponueshëm, por prindërit nuk janë të kënaqur
Versioni në letër i një karte hekurudhore Junior dhe i kartës së fëmijës së shoqëruar që u lejon fëmijëve të moshës 6 deri në 16 vjeç të udhëtojnë falas në transportin publik nëse shoqërohen nga një i rritur, tashmë është i disponueshëm vetëm në formë dixhitale për klientët e rinj.
Për klientët ekzistues, ndryshimi do të hyjë në fuqi nga 1 Prilli, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, shumë prindër po ankohen se kartat e reja dixhitale nuk janë praktike, sepse ato nuk do të jenë më të disponueshme në dy kopje, siç ishin biletat në letër, të cilat i lejonin të dy prindërit të mbanin një kopje.
Por SwissPass-i i ri “qëndron gjithmonë me fëmijën”, tha SBB.
Siç kanë theksuar disa prindër, shumë fëmijë të vegjël nuk kanë portofolin e tyre, e lëre më një telefon celular në të cilin mund të depozitohet SwissPass në mënyrë dixhitale.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












