Lajme
Veseli mërgimtarëve: Kosova nuk do të mbijetonte pa mbështetjen tuaj
Roli i mërgatës sonë në këto ngjarje ka qenë i jashtëzakonshëm. Kosova nuk do të mbijetonte pa mbështetjen tuaj”, ka thënë Veseli
Në kuadër të fushatës “Bashkatdhetarët në Kuvend”, në institucionin më të lartë legjislativ të Kosovës të mërkurën u mbajt një seancë e veçantë, ku para një numri të konsiderueshëm të mërgimtarëve me një fjalim rasti u paraqit kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Veseli u tha bashkatdhetarëve se Kosova dhe institucionet e saj po vazhdojnë t’i ruajnë lidhjet e fuqishme me mërgatën.
“Në 20 vitet e fundit atdheu ynë ka kaluar nëpër ngjarje të mëdha historike. Roli i mërgatës sonë në këto ngjarje ka qenë i jashtëzakonshëm. Kosova nuk do të mbijetonte pa mbështetjen tuaj”, ka thënë në fjalimin e tij Veseli.
Ai me këtë rast ka folur veçanërisht për kontributin e diasporës në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Mijëra djem lanë familjet e tyre, shkollat dhe vendet e punës nëpër vendet perëndimore dhe u rreshtuan në njësitet e UÇK-së. Shumë prej tyre ranë dëshmorë, shumë humbën gjymtyrët e tyre. Ata sakrifikuan fatin e tyre individual për të mbrojtur dhe çliruar atdheun”, ka thënë më tej kryetari Kuvendit Kadri Veseli.
Duke folur rreth problemeve që raportohet të kenë bashkatdhetarët kur vijnë në vendlindje, Veseli tha për të qenë sa më afër tyre Qeveria e Kosova ka themeluar Ministrinë e Diasporës.
“Duhet t’i japim fund epokës së mërgatës pa shtet. Mërgata jonë duhet të ndjejë se shteti i Kosovës është pranë saj, pranë halleve dhe nevojave të saj.Kjo nuk është vetëm borxhi historik që ky shtet ka ndaj mërgatës, por edhe një investim në të tashmen dhe të ardhmen e atdheut tonë”, ka thënë në fund të fjalimit të tij Kadri Veseli.
Ndryshe një ditë më parë Kuvendi i Kosovës nisi aktivitetin “Bashkatdhetarët në Kuvend”, në kuadër të të cilit Kuvendi i Kosovës i mirëpret të gjithë mërgimtarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e legjislativit kosovar.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













