Kosova
Veseli merr përkrahjen e shtetit slloven nga homologu i tij Brglez
Kryeparlamentari slloven e siguroi kryetarin Veseli për mbështetjen e plotë të Sllovenise në rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në procesin për liberalizimin e vizave
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës së tij në Slloveni, ku po merr pjesë në takimet e SEECP-së, është pritur paraprakisht në një takim nga kryetari i Kuvendit të Sllovenisë, Milan Brglez.
Në njoftim thuhet se të dy homologët diskutuan për bashkëpunimin ndërshtetëror midis Kosovës dhe Sllovenisë në të gjitha fushat, veçanërisht në rrafshin ekonomik. Kryeparlamentari slloven e siguroi kryetarin Veseli për mbështetjen e plotë të Sllovenise në rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në procesin për liberalizimin e vizave.
Po ashtu Veseli është përgëzuar për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, si një hap i madh në ecjen përpara. Në takim u diskutua edhe kërkesa e kryetarit Veseli që Kosova të kryesojë SEECP-në në periudhën kohore 2019/2020.
“Bashkëpunimi ndërparlamentar me Slloveninë, ofron mundësi të reja edhe në procesin euro-integrues”, citohet të ketë thënë Veseli.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit











