Uncategorized
Vetëdorëzohet kosovari që kishte plaçkitur bankën!
Ai ka thënë se e ka ndjerë një ngarkesë të madhe si dhe e ka brejtur ndërgjegjja për veprën që ka bërë. Por, në fakt, policia tashmë kishte indikacione që drejtonin dyshimin për autorësinë e vjedhjes te 21 vjeçari
Pasditen e djeshme në Policinë Kantonale të Cyrihut është paraqitur një kosovar i moshës 21 vjeçare me ç`rast ka deklaruar se ai vet është autori i plaçkitjes së bërë më 22 dhjetor në një filial banke në Männedorf të Kantonit të Cyrihut. Duke e denoncuar veten, i riu ka dorëzuar edhe një pjesë të shumës së parave që kishte grabitur atë ditë.
Si shkak që e ka shtyrë të vetëdenoncohet, ai ka thënë se e ka ndjerë një ngarkesë të madhe si dhe e ka brejtur ndërgjegjja për veprën që ka bërë. Por, në fakt, siç shkruan zuonline.ch, policia tashmë kishte indikacione që drejtonin dyshimin për autorësinë e vjedhjes te 21 vjeçari.
Në sulmin e bërë më 22 nëntor ai kishte kërcënuar me një armë të ftohtë punëtoren e cila ndodhej aty e vetme, transmeton albinfo.ch Ajo ia ka dorëzuar plaçkitësit një shumë parash, që, sipas policisë bëhet fjalë për disa mijëra franga.
Policia e ka arrestuar personin në fjalë dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













