Lajme
Vetëvendosje ia bën edhe një ofertë të re LDK-së
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar mbrëmë vonë ofertën e fundit kryetarit të LDK-së, Isa Musatafa.
Në këtë ofertë, të cilën e ka siguruar Insajderi, Kurti ka propozuar rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14. Kësisoj, LDK do të ketë gjashtë ministri, VV, pesë, derisa minoritetet tri ministri.
Oferta nga Kurti te Mustafa ka shkuar të hënën, rreth orës 22:00.
Në këtë ofertë janë detajuar të gjitha pozitat që do të mbante secili subjekt.
“Kryeministri, kryetari i Kuvendit, zv.kryeministri i 2-të, një nënkryetar Kuvendi, 5 ministri do t’i takonin VV-së”, thuhet në propozim.
VV në këtë propozim ka ofruar që LDK të ketë zv.kryeministrin e parë, nënkryetarin e parë të Kuvendit, 6 ministri, dy zv.ministra më shumë se LVV.
Po ashtu VV është pajtuar që LDK ta propozojë kandidatin për President, i cili, sipas VV-së, i plotëson të gjitha kushtet dhe të gjitha kriteret kushtetuese.
“Nëse, për çfarëdo arsye nuk zgjidhet Presidenti, atëherë LDK-ja do ta marrë një ministri shtesë”, thuhet në propozim.
Që nga e enjtja e javës së kaluar nuk ka pasur takim LDK-VV. Pas këtij takimi të fundit, të dy liderët e këtyre partive ikën, duke mos u prononcuar para medieve.
Ndërkaq dje, pas vizitës së ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, në LDK, ku ai iu bëri thirrje të dy partive që ta formojnë sa më shpejt qeverinë, një prononcim të shkurtër e dha kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Kreu i LDK-së, pas takimit me Kosnett, tha se zgjidhjen e ka VV-ja për marrëveshjen.
Ndërsa dje pas konfirmimit se nuk do të ketë takim LVV-LDK, në një përgjigje për Gazetën Insajderi, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk ka garanci për një marrëveshje me LDK-në, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë Buna Latifi shpallet më e mira në “Montenegro Guitar Festival”, fiton vendin e parë me pikë... -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga













