Kosova

Vetëvendosje: Mocioni duhet të ndodhë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, deklaroi se mocioni për rrëzimin e Qeverisë është dashur të dilte në Kuvend në muajin qershor. Konjufca tha se janë krijuar kushtet objektive që të ndodhë një mocion brenda Kuvendit të Kosovës për rrëzimin e Qeverisë, transmeton albinfo.ch.

Konjufca kërkoi nga Qeveria që ta shkëpusë kontratën me Z-Mobile dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Telekom.

Konjufca, në një konferencë për medie deklaroi se gjendja e mjerueshme e Telekomit vjen si pasojë e aferave të korrupsionit dhe ngritjeve të punësimeve partiake nga partitë e pozitës.
Dek1. Glauk Konjufca
Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje