Autotech

Vetura më e lirë në botë, por nuk e blen askush

Fakti që është e lirë i bën njerëzit vetvetiu t’i dukej pa cilësi dhe t’i rrinin larg

Me 1500 euro mund të blihet një motoçikletë, ka madje dhe biçikleta të shtrenjta që kushtojnë aq. Por ka edhe vetura, dhe madje me katër vende.

Tata Nano është vetura më e lirë në botë. E ofruar për masat në Indi, sigurisht që ofron më pak kushte të rehatshme, transmeton TCH.

Por gjatë nëntë muajve të vitit 2019, kompania ka shitur vetëm një veturë të vetme në shkurt, dhe asnjë tjetër deri tani, përcjell albinfo.ch.

Tata nuk e ka shpallur ende ndërprerjen e produktit, por duket qartë që këtij modeli i ka ardhur fundi.

Tata ndërkohë ofron një sërë makinash të tjera dhe ka një përqindje të madhe të tregut indian.

Pse nuk shitet

Niveli i ulët i sigurisë. Pak kushte sigurie, që nga mungesa e airbag

Vonesa me prodhimin. Veturat u jepeshin shumë vonë atyre që i porosisnin

Kompania priste që ta blinin njerëzit që përdorin motoçikleta, por vetura s’është kurrë aq praktike sa motori, sidomos për parkim

Fakti që është e lirë i bën njerëzit vetvetiu t’i dukej pa cilësi dhe t’i rrinin larg

Reklama e gabuar. Reklamat e Tatas nuk arritën të krijojnë një lidhje emocionale me blerësin