Autotech
Veturat dizel drejt Kosovës dhe Shqipërisë
Rritje të madhe ka shënuar shitja e automjeteve dizel drejt Shqipërisë, Kosovës, Rumanisë, Sllovakisë etj,
Vendimi i fundit i Gjykatës Federale Administrative të Gjermanisë që u lejon bashkive të qyteteve ndalimin e hyrjes në qendrat e qyteteve të automjeteve me motorë dizel më të vjetër, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit ka sjellë një valë reagimesh në Gjermani.
Ndalimi do të prekte jo vetëm personat privatë që kanë automjete dizel të vjetër, por edhe zanatçinjtë gjermanë që përdorin më së shumti automjetet dizel. Shumë kërkojnë që përmirësimin e motorëve ta marrë përsipër vetë industria e automjeteve, edhe shoqata gjermane e zanatçinjve, raporton “DW”.
Në 70 qytete gjermane tejkalohen vlerat e gazrave të oksidit të azotit (NOx), në 50 prej tyre vetëm në masë të vogël. 20 qytete janë më problematikë, sipas ministres gjermane dhe aty qeveria po përpiqet të marrë masa përmes modifikimit të autobusëve urbanë apo përmirësimin e trafikut, përcjell albinfo.ch.
Debati për ndalimin e motorëve dizel ka bërë që të ketë rënie të madhe të çmimeve të automjeteve dizel. Shumë vetë nuk mund ta shesin më automjetin me çmimin e shpresuar. Ajo që dihet është se motori dizel krahasuar me motorin me benzinë emeton më pak dioksid karbonik, por shumë më tepër grimca të oksidit të azotit, që kategorizohen si shumë të rrezikshme për shëndetin.
Ndërkohë shumë më tepër automjete dizel po shiten nga Gjermania në vendet europianolindore.
Në vitin 2017 ka pasur një rritje dukshëm më të madhe krahasuar me 2016-n, rreth 233.000 automjete dizel janë shitur jashtë Gjermanisë, sidomos në Lindjen evropiane, bën të ditur revista gjermane “Java Ekonomike” të enjten.
Rritje të madhe ka shënuar shitja e automjeteve dizel drejt Shqipërisë, Kosovës, Rumanisë, Sllovakisë etj, thekson revista ekonomike gjermane.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritrea Një komitet i Këshillit Kombëtar miratoi një mocion të premten duke kërkuar që Zvicra të nënshkruajë...
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale