Lajme
Vëzhguesit nga PE vlerësojnë zgjedhjet dhe tërheqin vërejtjen për dobësitë
Delegacioni vuri në pah vështirësitë e vogla teknike dhe shprehu keqardhje për disa incidente të izoluara, por brengosëse
Delegacioni vëzhgues i zgjedhjeve i Parlamentit Evropian (PE) pas monitorimit të qendrave të votimeve ka konstatuar se dita e zgjedhjeve, përgjithësisht ka qenë e organizuar mirë, me një numër të mirë votuesish. Delegacioni konsideron se kjo është inkurajuese për zhvillimin demokratik të Kosovës.
Delegacioni ka vlerësuar edhe përpjekjet e suksesshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për organizimin e këtyre zgjedhjeve brenda një kohe të shkurtër. Ai është duke i pritur rezultatet e misioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare të vëzhguesve të zgjedhjeve në mënyrë që të bëjë vlerësim të plotë të procesit të zgjedhjeve.
Delegacioni gjithashtu vuri në pah vështirësitë e vogla teknike dhe shprehu keqardhje për disa incidente të izoluara, por brengosëse. Akuza serioze për parregullsi në dy komuna janë vënë në dijeni të delegacionit.
Delegacioni inkurajon partitë politike që të ndjekin procedurat e duhura ligjore. Shkelësit e identifikuar duhet të ndiqen penalisht në përputhje me ligjin në mënyrë që të largohet kultura e mosndëshkimit.
Anëtarët e delegacionit nënvizuan pjesëmarrjen e rritur të komunitetit serb të Kosovës si shenjë e angazhimit të mëtejmë me institucionet e vendit.
Në përbërje të delegacionit ishin Doris Pack, Eduard Kukan, Jutta Steinruck, Francesco de Angelis, Jelko Kacin, Fiona Hall dhe Ulrike Lunacek, të cilët të dielën vizitoi një numër të qendrave të votimeve në Prishtinë, Graçanicë, Skenderaj, Gllogoc, Mitrovicë, Gjilan, Partesh dhe Prizren, dhe kishte mundësinë të takohet me anëtarët komisioneve zgjedhore, kandidatët dhe votuesit.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj Nikol Tuka, pianistja shqiptare me mbi 40 çmime, rrëmben duartrokitjet e publikut... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës Aksion i madh kundër kontrabandës së armëve, arrestime edhe në Zvicër... -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove











