Futboll
VIDEO: Dardanët e rinj ëndërrojnë të jenë pjesë e Kosovës A
Seancën stërvitore e udhëhoqi përzgjedhësi i Kombëtares A, Franco Foda, i cili me vëmendje ndoqi performancën e lojtarëve
Dita e dytë e kampit stërvitor me futbollistët kandidatë potencialë për Kombëtaren A në stadiumin “Fadil Vokrri” u zhvillua me intensitet dhe angazhim maksimal të futbollistëve.
Seancën stërvitore e udhëhoqi përzgjedhësi i Kombëtares A, Franco Foda, i cili me vëmendje ndoqi performancën e lojtarëve.
Pas përfundimit të stërvitjes, tre prej lojtarëve ndanë përjetimet dhe emocionet e tyre nga dy ditët e para të këtij kampi stërvitor. Leon Zeqiraj, pjesë e Sampdoria U20, u shpreh i emocionuar për mundësinë që të tregojë cilësitë e tij në sy të stafit teknik të Kombëtares A, raporton FFK, transmeton albinfo.ch.
Dion Gallapeni, që aktivizohet te FC Prishtina, theksoi se ky kamp stërvitor është një hap i rëndësishëm për të kuptuar filozofinë e lojës së trajnerit.
Ndërkaq, Luan Lleshi, i cili është pjesë e FC Feronikeli 74, u shpreh krenar që i është dhënë mundësia për të marrë pjesë në këtë kamp të Kombëtares A.
Seanca e radhës stërvitore do të zhvillohet nesër në orën 11:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











