Futboll

VIDEO: Sadiku shënon pas rikthimit në Zvicër

Armando Sadiku ka shënuar golin e parë pas rikthimit në futbollin zviceran. 

Ekipi i Sadikut, Lugano gjendet vetëm një vend mbi zonën e rrezikut që të zbret një kategori më poshtë, dhe ende lufton për të siguruar mbijetesën, shkruan albinfo.ch. 

Për herë të parë këtë sezon, Sadiku e nisi ndeshjen nga fillimi kundër Luzern-it. 

Dhe ndeshja e parë si titullar, duket se i ka sjellë fat elbasanasit. 

Në minutën e 32-të, Sadiku shënoi golin e parë, që zhbllokoi shifrat, duke shkuar në shtyllën e dytë, dhe me kokë nuk fali nga pak metra larg portës.

Momentalisht është minuta e 70-të, ku Lugano po fiton me golin e Sadikut.