Lajme
Viktima nga Ferizaj që vdiq nga koronavirusi, ka punuar në “Bondsteel”
65-vjeçari nga fshati Sazli i komunës së Ferizajt, i cili ka ndërruar jetë gjatë ditës së hënë në QKUK, e që ndërkohë ka rezultuar se ishte i infektuar nga virusi COVID 19, prej kohësh ishte duke punuar si vozitës në kampin “Bondsteel”, transmeton koha.net, përcjell albinfo.ch.
Deri në fund të javës së kaluar tashmë i ndjeri (I.SH.) kishte qenë i rregullt në vendin e punës. Ndërkohë familjarët e të ndjerit tashmë janë duke i pritur institucionet e shëndetësisë për t’i bërë testet e tjera për anëtarët dhe të afërmit që ka mundur të ketë kontakte.
Vëllai i të ndjerit, njëherësh gjyqtar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ka thënë se familja ka përfunduar edhe ceremoninë e varrimit sipas rekomandimeve të nivelit qendror.
“Vëllai ka pasur probleme me zemër dhe me frymëmarrje. Pas vdekjes, instituti i ka marrë disa mostra dhe ka rezultuar pozitiv me koronavirus, mirëpo ai nuk ka pasur shenja të gripit. Vëllai ka punuar si vozitës në kampin “Bondsteel” gjatë kësaj periudhe të pandemisë. Deri dy ditë para vdekjes ai ka punuar vazhdimisht. Varrimi tashmë është kryer, ndërkohë ia kemi dërguar listën institutit si familjar dhe po presim të vijë për analiza tona, pasi ka mundur të kemi kontakte me të ndjerin”, ka thënë vëllai i tij.
Sipas tij, vëllai gjatë periudhës së pandemisë nuk ka qenë jashtë shtetit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën












