Lajme
Viktimat shqiptarë në tërmetin e Italisë
Personi që ka humbur jetën është shtetasi Erjon Toro, ndërkohë që numri i shqiptarëve të plagosur është shtatë
Ministria e Jashtme e Shqipërisë, në kontakt të ngushtë me Ambasadën Shqiptare në Romë dhe autoritetet italiane, kanë siguruar të dhëna të përditësuara mbi shtetasit shqiptarë të prekur nga tërmeti, në radhët e të cilëve është regjistruar një viktimë, shkruan albinfo.ch.
Sipas një njoftimi online të MPJ, personi që ka humbur jetën është shtetasi Erjon Toro, ndërkohë që numri i shqiptarëve të plagosur është shtatë.
“Nga kontaktet që ambasada jonë në Romë po mban në mënyrë të vazhdueshme me autoritetet italiane dhe shtabet e krizës bëhet e ditur se në spitalin ‘Gemelli’ të Romës ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore shtetasit shqiptarë të mëposhtëm: Xhesika Hasani, Sara Hasani, Romina Duro, Lori Duro, Hatixhe Hasanaj”, vijon njoftimi.
Në spitalin e Rietit ndodhet ndërkohë jashtë rrezikut për jetën shtetasja shqiptare me inicialet: Xh.T; ndërsa në spitalin e rajonit të Akuilës ndodhet në një gjendje më të rëndë shtetasja me inicialet: E.T.
Ministria e Punëve të Jashtme i shpreh ngushëllimet ‘më të thella’ familjes së viktimës dhe uron për shërim të shpejtë të të plagosurve.
“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë është e angazhuar për të ndjekur hap pas hapi në terren si dhe në koordinim të plotë me autoritetet italiane dhe për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë të plagosur. MPJ do të vijojë të informojë opinionin publik mbi ecurinë e situatës”, përfundon njoftimi.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













