Lajme
Vitaminat që duhet të merrni patjetër në vjeshtë

Meqenëse tashmë ka filluar stina e vjeshtës, gripit dhe të ftohtit, ekspertët e ushqimit kanë theksuar nevojën e organizmit për vitamin dhe ushqyerjen e shëndetshme.
Sipas një studimi të fundit, janë katër lloje të vitaminave që duhen konsumuar patjetër këto kohë, shkruan albinfo.ch.
Vitamina C – Ndër vitaminat më të njohura për forcimin e organizmit, vepron si antioksidant, lufton qelizat e këqija që shkaktojnë sëmundje të ndryshme kronike. Gjendet në portokallë, brokoli, kivi, spinaq dhe çdo barishte të gjelbër.
Vitamina D – Furnizuese e trupit me qeliza të bardha të cilat mund të quhen edhe qelizat e imunitetit të fortë. Nga 10 deri në 15 minuta ne diell mjaftojnë që trupi të fillojë prodhimin e vitaminës dhe në këtë mënyrë do të mund të keni sistem imunitar të forte.
Vitamina A – Ushqyes dhe antioksidant shumë i rëndësishëm për organizmin. Ndihmon shëndetin e syve dhe forcon sistemin imunitar të luftojë sëmundjet dhe viruset. Gjendet në patate të ëmbla, lakra, karota dhe mish të kuq.
Vitamina K – Luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e kockave të shëndetshme dhe kundër bllokimit të enëve të gjakut. Gjendet tek lakra, gjethet e panxharit dhe brokoli.
E-Diaspora
-
Katër shqiptarë lëndohen në një aksident në Kroaci Katër shqiptarë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në...
-
Arrestohen 6 shqiptarë në Spanjë
-
Për herë të parë ngrihet flamuri shqiptar në Naples, Florida
-
Xherdan Shaqiri uron shqiptarët për 28 Nëntor me foton e veçantë
-
Festa e shqipeve në Londër për 28 Nëntor, ka edhe të arrestuar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është i vetmi vend pa vaksinë kundër sëmundjeve të frymëmarrjes Në vitin 2022, shumë foshnja dhe fëmijë të vegjël në Zvicër ishin infektuar me virusin sincicial...
-
Pse kantoni Zug ka taksat më të ulëta në Zvicër?
-
Gazeta zvicerane shkruan mbi “neutralitetin” e Zvicrës në situatën e Kosovës
-
Pse kaq shumë zviceranët jetojnë me qira në vend që të blejnë një shtëpi?
-
Ku janë kompanitë më të mëdha ndërkombëtare të Zvicrës?