Fotolajmi
Viti 2015, më i ngrohti në histori
Viti 2015 ka qenë më i ngrohti prej kur ka filluar matja sistematike e temperatuarve në botë dhe mbajtja e statistikave mbi temperaturën. Kështu kanë konstatuar shkencëtarët amerikanë të autoritetetit për hulumtime të klimes dhe të detit. Sipas tyre, temperatura mesatare në nivel të gjithe botës gjatë vitit 2015 ka qenë për 0.9 gradë celsius mbi mesataren e gjithë shekullit 20.
Deri atëherë, viti rekord me temperatura të larta ka qenë ai paraprak, 2014, i cili këtë vit është tejkaluar për 0.16 gradë.
Por që nga fillimi i matjes, e kjo ka qenë nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, asnjë vit nuk ka qenë më i ngrohtë se ky që lamë pas, kanë deklaruar shkencëtarët. Veç kësaj, sipas tyre, asnjëherë më parë rekordi i temperaturës nuk është thyer kaq bindshëm sikur në vitin 2015.
Dhjetë nga 12 muajt e vitit që kaloi, kanë shënuar rekorde të temperaturës prej fillimit te matjes së saj.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore












