Shkurt.ch
Viti 2017 në Zvicër, më i ngrohti i viteve të fundit
Temperatura më e lartë e vitit është regjistruar në fillim të muajit gusht në Sitten (Sion) të Kantonit Valis, kur ajo është ngritur në 36.9 gradë
Viti 2017 në Zvicër ka qenë më i ngrohtë se mesatarja, në të katër stinët. Dhe kjo, duke filluar nga janari, kur temperaturat në veri të Alpeve kanë qenë 1.6 gradë më larta se në një mesatare e llogaritur e shumë viteve pararendëse, shkruan SRF METEO.
Por nuk ka qenë vetëm ngrohtësia e përgjithshme më e lartë që e ka shënuar vitin që po shkon, transmeton albinfo.ch. Sepse, muaji janar megjithatë ka qenë më i ftohti në 30 vitet e fundit (mesatarja e gjithë Zvicrës: në jug dhe në veri të Alpeve). Ndërsa pranvera dhe vera kanë qenë në vendin e tretë për nga ngrohtësia që nga koha kur kanë filluar të maten temperaturat në Zvicër.
Temperatura më e lartë e vitit është regjistruar në fillim të muajit gusht në Sitten (Sion) të Kantonit Valis, kur ajo është ngritur në 36.9 gradë. Ndërsa temperatura më e ulët, minus 29.9 gradë celsius është shënuar në La Brevine. Ky fshat identifikohet si “Siberia e Zvicrës” dhe gjendet në Kantonin Neuchatel, në regjionin Jura, shkruan albinfo.ch. Bëhet fjalë për temperaturën më të ulët të regjistruar në një vend të banuar.
Ndërsa ngricat që kanë mbretëruar gjatë muajit prill kanë qenë më të pazakonshme. Kështu, në regjionet e Zvicrës qendrore, më 20 prill kishte rënë temperatura në minus 4 gradë.
Siç ndodh zakonisht, më së shumti orë me diell ka pasur në Kantonin Tiçino, që ndryshe quhet edhe “ballkoni diellor i Zvicrës”. Në dy qytete të këtij kantoni, në Lugano dhe në Locarno sipas SRF Meteo është regjistruar numër i ngjashëm i orëve me diell sikur në vitin 2003. E, vera e vitit 2003 deri tash identifikohet si një verë jashtëzakonisht e ngrohtë, ose më e ngrohta qëkur regjistrohen temperaturat.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre Zvicra është një vend me njerëz të kënaqur me një pikëpamje kritike për atdheun e tyre,... -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten -
Zvicra rishikon marrëveshjen me BE-në për mbrojtjen e pagave -
Zvicra harton plan kombëtar për rritjen e sigurisë në transportin publik -
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë














