CH-Ballkani
Vizitë e delegacionit gjerman në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë
Politikanët nga Thüringeni, duke përfshirë këtu edhe këshilltarët komunalë nga Erfurti, Michael Hose, Dominik Kordon dhe Niklas Wassmann, javën e kaluar ka ndërmarrë një udhëtim delegacioni politik në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, në bashkëpunim me përfaqësuesit e atjeshëm lokalë të Fondacionit Konrad Adenauer, informojnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Rreth 20 pjesëmarrës i kanë shoqëruar të tre, në turneun e tyre nëpër Ballkan. Me përfaqësuesit e parlamenteve të Maqedonisë dhe të Shqipërisë, si dhe ambasadorin gjerman në Kosovë, u bisedua për zhvillimin e demokracisë dhe partneritetin ndërkombëtar, informon më tej Albinfo.ch. Angazhimi i Gjermanisë vlerësohet në Ballkan, sidomos edhe Bundeswehri në Kosovë. Shkëmbimi i sistemit politik dhe i fushatës zgjedhore, ishin tema të tjera të udhëtimit. Kjo përfshinte diskutime me të rinjtë nga organizatat partnere të Unionit të Ri, transmeton Albinfo.ch.
Vizita u realizua nga një ftesë që i ishte bërë Thüringenit dhe Erfurtit. Përmbledhja e Dominik Kordon: “Qëndrimi në kontakt me mbajtësit e mandateve ndërkombëtare është shumë e rëndësishme për politikanët, në kohën e rritjes së pasigurisë globale”.
E-Diaspora
-
Vazhdon procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora, 11.973 aplikime Edhe pse kanë kaluar disa ditë që nga nisja e procesit të regjistrimit të votuesve që...
-
Viti 2024, vit i sukseseve për femrat shqiptare në Zvicër
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e çokollatës do të rriten Adhuruesit e çokollatës kini kujdes – rritjet e mëdha të çmimeve po vijnë. Produktet e çokollatës...
-
Hodhi para nga droni, dënohet influencuesi në Zvicër
-
Sunrise, ofruesi i dytë më i madh i telekomit në Zvicër do të rrisë çmimet
-
Banorët e Zvicrës që bëjnë blerje jashtë vendit do të paguajnë më shumë TVSH-në e tyre
-
Viti 2024, vit i sukseseve për femrat shqiptare në Zvicër