Kosova

Vjen nga Zvicra në Kosovë dhe i bashkohet NISMA-s

Kampionin i shumfishtë botëror në kik-boks, Azem Maksutaj i është bashkuar Nismës Socialdemoktate, shkruan albinfo.ch.

Mirëseardhje në parti i ka uruar kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj i cili duke prezantuar aderimin më të ri në këtë parti tha se jemtë dhe vajzat më të mira të vendit të cilët për shkaqe që dihen janë larguar nga vendi, po i kthehen Kosovës për të dhënë kontributin e tyre në shtetndertim.

“Nisma është kthyer në një subjekt që po afiromon njerëzit tanë në diasporë që kanë treguar rezultate, duke na nderuar si komb e e si vend me sukseset e tyre. Nga tani e tutje do të jetë pjesë e pandashme e Nismës, nipi i të madhit Dervish Shaqa. Ai ka vendosur t’i bashkangjittet projektit tonë Bashkë për Shtetin”, ka thënë ndër të tjera Limaj në një konference për media.

Limaj gjithashtu i ka ftuar të gjithë ata që janë jashtë vendit të kthehen në atdhe dhe më pervojen e tyre të ndihmojnë në shtetndertim.

“Azem Maksutaj na ka bërë bërë krenar në cfardo ringu e gare dhe kurrë nuk ka heq dorë nga identiteti vet dhe cdo shqiptarë e ka bërë krenar me sukseset e tij”, ka shtuar Limaj.

Nga ana tjetër Maskutaj tha se  ka shumë respekt për kreun e Nismës prandaj ka vendosur t’i bashkohen Nismës dhe pret që përmes këtij subjekti të fuqizojë rininë, sportin dhe diasporën në përgjithësi.

Klikoni në emer për të mësuar më shumë se kush është  Azem Maskutaj