Lajme
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna.
Më 2 maj në Vjenë, mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa u bashkuan në një mbrëmje të veçantë, të organizuar nga ekipi i Illyrian Brains, transmeton albinfo.at.
Më shumë se një event, një moment bashkimi për identitetin, krenarinë dhe përkatësinë që na përfaqëson të gjithëve.
Eventi solli në skenë tre shqiptarë frymëzues:
Dr. Andi Binaj –kryemjek i Institutit të Radiologjisë dhe Tomografisë së Kompjuterizuar në LK Melk, ligjërues në Universitetin KLPU. Me pasionin dhe modestinë e tij na rikujtoi se suksesi i vërtetë vjen kur shëron jo vetëm trupin, por edhe shpirtin.
Brikena Statovci –menaxhere e lartë në Programe Korporatash. Shembull i grave lidere në teknologji, e cila ndau përvojën e saj duke thyer kufijtë në ndërtimin e urave mes industrive.
Eno Peçi – balerin, koreograf në Baletin Shtetëror të Vjenës, Ambasador i Kombit të Shqipërisë, Kryqi i Nderit për Shkencën dhe Artin (Austri), Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut (Republika e Shqipërisë). Ai e ktheu skenën në një simbol të bukurisë, disiplinës dhe krenarisë shqiptare.
Paneli u moderua nga Asetila Koestinger von Sonnenland -Trajnere biznesi dhe inovacioni, që udhëheq NVM-të drejt suksesit, stratege në IA, eksperte në start-up-e, e cila me energjinë e saj bëri sallën të ndihej si një shtëpi e përbashkët, ku çdo zë kishte vendin e vet.
Në këtë bashkëbisedim u fol për rrugëtimet e jetës dhe për sfidat që i formësuan, duke i dhënë eventit kuptim dhe vërtetësi.
Dhe, si çdo ngjarje që buron nga zemra jonë kolektive, nuk mungoi as vallëzimi tradicional, një pjesë e pandashme e jona. /Albinfo.at.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss Drdani, familjr: "Si familje, jemi të befasuar për të mirë nga numri i njerëzve që kanë... -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028











