Zhvillim
Vjollca Hajdari: “Inskenime për shpërqendrim nga problemet e vërteta”
Janë tri çështje që dëmtojnë dhe kamuflojnë gjenden e vërtetë në Kosovë: Përhapja e rrymës dhe kinse ndikimi islamik në tokat tona, me qëllim që shqiptarët të paraqiten si fundamentalistë, terroristë, antievropianë dhe armiq të perëndimit; Ikja masive e shqiptarëve dhe emërtimi i tyre pezhorativ si "refugjatë ekonimik" dhe inskenimi neveritës dhe tragji-komik në Parlamentin e Kosoves i cili po shërben në mënyrë ironike si lajm në të gjitha mediet tona dhe ato ndërkombëtare.
Situata momentale aktuale nuk më befason aspak, edhe pse ndjej shumë dhimbsuri per gjendjen tragjike që po e përjeton vendi im. Gjithmonë kur Kosova është ndodhur para vendimeve substanciale për të ardhmen e saj, ka pasur përpjekje që të projektohen skenarë të ndryshëm, për të shpërqendruar vëmendjen ndaj ngjarjeve të vërteta, sic është ndarja e pjesës Veriore, gjegjësisht Mitrovicës, krijimi i bashkësive serbe dhe gllabërimi i gjithë burimeve ekonomike, në krye me Trepçën.
Janë tri çështje që dëmtojnë dhe kamuflojnë gjenden e vërtetë në Kosovë: Përhapja e rrymës dhe kinse ndikimi islamik në tokat tona, me qëllim që shqiptarët të paraqiten si fundamentalistë, terroristë, antievropianë dhe armiq të perëndimit; Ikja masive e shqiptarëve dhe emërtimi i tyre pezhorativ si “refugjatë ekonomikë” dhe inskenimi neveritës dhe tragji-komik në Parlamentin e Kosoves i cili po shërben në mënyrë ironike si lajm në të gjitha mediet tona dhe ato ndërkombëtare.
Të gjithë e dimë se në një parlament funksional shtetëror është e pamundur të futen mjete të rrezikshme, si armë të ndryshme apo gazi lotsjellës në këtë rast. Për të gjithë ata që kanë qasje në organe shtetërore, apo në këtë rast parlamënti, e që kanë parakaluar vet përmes aparateve të kontrolles, janë të vetëdijshëm se bartja e gjësendeve të dyshimta verifikohet menjëherë. Tani paraqitjet teatrale të akterëve – marioneta – politike pa dallim partish, nuk më duket asgjë tjetër, përpos një inskenim i dobët infantil, që është përgatitur në formë shumë joprofesionale nga qarqe të caktuara ndërkombëtare.
Gjithë ky inskenim artificial është duke u bërë me qëllim që të fokusohet vëmendja në këtë pseudo ngjarje e të mos raportohet për problemin kyç në Kosovë: faktin se Serbia në prapaskenë po përgatit ndarjen dhe konsolidimin e asociacioneve serbe në heshtje.
Më duket shumë tragjike, që për të çuar deri në fund këtë skenar dëmtues, janë duke u keqpërdorur të gjitha ato figura politike, të cilat në 80% të rasteve janë shumëcka, por jo politikanë të denjë. Burgosjet aktuale të akterëve politikë janë pjesë e këtij skenari të shpifur dhe kamuflues.
Dhimbja dhe solidariteti im shkon në drejtim të popullit, i cili i dërrmuar deri në palcë nga varferia dhe kolapsi ekonomik, është i irituar dhe apatik. Fundja, ky ka qenë edhe qëllimi: një popull që vuan për bukën e gojës, nuk do të ketë fuqinë të ngrejë zërin. Këtë e di politika vendase, e në veçanti bashkësia ndërkombëtare, e cila me bllokadat e saj e ka sjellë krizën deri këtu. Zatën Bertold Brecht ka thënë. “Së pari jepi popullit bukë të hajë e pastaj krijo demokraci”. Unë në këtë rast do të thosha, “e pastaj mundëso participimin e popullit në politikë dhe fuqizo zërin e tij”.
Situata aktuale në Kosovë merr një nuancë edhe më neveritëse kur në skenë paraqiten si këpurdhat prononcimet qesharake të ambasadorëve të huaj, të cilët, duke menduar se populli po ha bar, postojnë leksionet e tyre për të mësuar qytetarët se si duhet të sillen apo menaxhojnë këtë gjendje. Nëse këta ambasadorë brengosen aq shumë për gjendjen në Kosovë, përse nuk doli asnjë prej tyre të komentojë rastin e Hazir Feratit, i cili mbeti i vetëm në luftën për të mbajtur shtëpinë në pjesën veriore të Mitrovicës? Ky moral i dyfishtë i tyre bëhet edhe më ironizues, kur të tilla si këto, zyrtarizohen si lajme në mediet dhe shtypin tonë.
Vjollca Hajdari është politologe dhe publiciste, zyrtare për Ballkanin dhe Evropën Juglindore në Këshillin për Bashkëpunim global në Berlin
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë Nëse propozimi për të ulur imigracionin pranohet nga votuesit zviceranë, ndryshimi demografik pasues do të ndikojë... -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët -
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër -
Pronarët nuk janë informuar mjaftueshëm për efektet e Covid-it: Në Zvicër, kafshimet e qenve po shtohen












