Lajme
Cédric Wermuth për Vjosa Osmanin: “një politikane model për të gjithë ne”
Ne ishim - përsëri - të mahnitur nga aftësia e saj e analizës, qartësia në vizionin e saj politik dhe energjia dhe forca në punën e saj - një udhëheqëse e vërtetë dhe një model për të gjithë ne", ka shkruar Wermuth
U.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj zyrtar në Zvicër është pritur nga Cédric Wermuth, bashkëkryetar i Partisë Socialdemokrate dhe deputet i Këshillit Kombëtar (Parlamentit) të Zvicrës.
Wermuth është po ashtu bashkëkryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Zvicër-Kosovë, shkruan albinfo.ch.
“Sot pata nderin e madh të pres një takim përmes grupit parlamentar të miqësisë Zvicër – Kosovë dhe shoqes time zonjës Presidente Vjosa R. Osmani. Ne ishim – përsëri – të mahnitur nga aftësia e saj e analizës, qartësia në vizionin e saj politik dhe energjia dhe forca në punën e saj – një udhëheqëse e vërtetë dhe një model për të gjithë ne”, ka shkruar Wermuth, përcjell albinfo.ch.
Për më tepër ai shtoi se do të jenë gjithmonë duke luftuar në anën e popullit kosovar.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













