Maqedonia
VLEN në Cyrih: “Në qeverinë e VLEN, mërgatës do t’i jepet rëndësi e dorës së parë”
Në Cyrih të Zvicrës bashkatdhetarët të shtunën mbrëma kanë mirëpritur koalicionin VLEN, ku ishin shumë të pranishëm.
“Në qeverinë e VLEN, mërgatës do t’i jepet rëndësi e dorës së parë, sidomos në lehtësime fiskale e tatimore, për investimet e tyre në Maqedoninë e Veriut.
Faleminderit pafund për këtë pritje madhështore bashkatdhetarëve tanë në Cyrih të Zvicrës!”, ishte postimi nga koalicioni VLEN në rrjetet sociale.
Mëngjesin e sotëm, me tu kthyer nga takimet që patën me shqiptarët e diasporës në Berlin të Gjermanisë e Cyrih të Zvicrës, liderët e koalicionit VLEN takuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë.
Kreu i Alternativës, Afrim Gashi ka bërë të ditur se kryeministri Kurti, i cili e pati të pamundur të ishte me ne në diasporë, shprehu edhe njëherë mbështetjen e tij të parezervë për koalicionin VLEN.
“Albini e kishte të pamundur të na bashkëngjitet në Berlin e Cyrih, por sot na priti në zyrën e tij në Prishtinë për të na e rikonfrmuar edhe një herë mbështetjen e parezervë”, ka thënë Gashi.
Ai ka njoftuar se në këtë takim u njoftuan nga afër me rreziqet nga manovrat serbe në kufi me Kosovën.
“Tentativat për kanosje ndaj Kosovës kanë marrë fund, ashtu siç ka marrë fund edhe ëndrra e madhe serbe e quajtur Ballkanin e Hapur”.
Sipas Gashit, ky takim ishte rikonfirmim i bashkëpunimit të ngushtë për ta bërë ndryshimin e madh në Maqedoninë e Veriut.
https://www.facebook.com/100044579644794/posts/977249333771046/?rdid=UMzebfKI9icu3DDg
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














