Lajme
Von der Leyen: Të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për herë të parë që nga marrja e postit, takoi veçmas politikanë të lartë nga Kosova dhe Serbia në Bruksel.
Që nga marrja e postit si presidente e Komisionit të BE, kjo ishte hera e parë që Ursula von der Leyen ka takuar krerë të lartë të politikës nga Kosova e Serbia. Ka qenë „diskutime të mira”, është shprehur von der Leyen pas takimeve të veçanta që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti si edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në selinë e Komisionit Europian në Bruksel, shkruan agjencia e lajmeve, dpa.
Von der Leyen theksoi në bisedimet me të dy partnerët nga rajoni nevojën e rifillimit të dialogut, bëri të ditur të premten zëdhënësja e saj, sipas dpa. Dialogu Kosovë-Serbi ka ngrirë nga fundi i vitit 2018. Një përpjekje e qeverisë amerikane nën Donald Trump për bisedime më 27 qershor në Uashington, por duke e anashkaluar BE, dështoi pasi Prokuroria e Posaçme ngriti aktpadi për krime lufte, të cilën pritet ta rrëzojë ose konfirmojë Gjykata Speciale në Hagë akuzoi
Ndërkohë Franca dhe Gjermania janë shprehur, se presin që dialogu Kosovë- Serbi të fillojë së shpejti. “Së bashku me kancelaren Merkel, Presidenti Macron mbetet i gatshëm të presë një samit në Paris”, ka shkruar të premten ambasada e Francës në Kosovë në ‘Twitter’, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













