Lajme
Vonohen ndihmat humanitare, shkak, zvarritja në zhdoganim!
Pasi që kamionët e tyre qenë zhdoganuar me vonesë, është vonuar edhe shpërndarja e dhuratave, kështu që flotës nga Shqipëria i është dashur të udhëtonte për në Gjermani gjatë natës së Vitit të Ri
Kanë kaluar mijëra kilometra dhe mbrapa vetes kanë lënë shumë përjetime emocionale. Natën e Vitit të Ri, më 31 dhjetor katër konvojët me 39 kamionë që nga Landshut-i i Bavarisë ishin nisur më 26 dhjetor, janë kthyer në shtëpi. Bëhet fjalë për rreth 100 shoferë dhe ndihmës vullnetarë. Nga të gjithë konvojët, vetëm ai i Shqipërisë ka mbërritur me vonesë, të enjten, më 1 janar. Arsyeja e vonesës është zvarritja në procedurat e zhdoganimit.
Por, marrë në përgjithësi, rrugëtimi 5-6 ditësh në të dy drejtimet ka rrjedhur pa pengesa të theksuara.
Konvojët me kamionë përplot me ndihma kanë udhëtuar në drejtim të Shqipërisë, Rumanisë dhe Bosnjës.
50 mijë pako me ndihma të grumbulluara në gjithë Bavarinë nga shoqata humanitare e krishterë “Johaniter” kanë gjetur rrugën për te familjet e varfra të Ballkanit, te fëmijët, të sëmurët dhe personat me nevoja të veçanta.
Për të arritur edhe regjionet më të largëta, është dashur që ndihmat të ndaheshin në automjete më të vogla ose që ato t`u dorëzoheshin shoqatave simotra vendore për t`i shpërndarë më tutje.
“Kemi përjetuar momente të bukura dhe të ngrohta, kemi tharë lotë lotë gëzimi dhe kemi parë sy fëmijësh që ndrisnin nga gëzimi”, i përshkruan përjetimet në Rumani njëri nga vullnetarët.
Ndryshe nga kolegët e tij që kishin qenë në Rumani dhe në Bosnjë, Ulrich Klaus-it si vullnetar në konvojin e Shqipërisë i është dashur pak më shumë durim, shkruan wasserburgerstimme.de. Pasi që kamionët e tyre qenë zhdoganuar me vonesë është vonuar edhe shpërndarja e dhuratave, kështu që flotës nga Shqipëria i është dashur të udhëtonte për në Gjermani gjatë natës së Vitit të Ri.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












