Shkurt.ch
Votë për ose kundër kantonit të ri
Votimi do të tregojë nëse regjioni Jura do të shkëputet nga Kantoni i Bernës dhe së bashku me kantonin ekzistues Jura, do të formojë një kanton më të madh
Ndër referendumet që zhvillohen në rrafshin kantonal por që kanë rëndësi nacionale është ai për themelimin e një kantoni të ri, më të madh të Jura-s. Për këtë do të votojnë qytetarët me të drejtë vote të regjionit frankofon të Jura-s së Bernës. Ata do të vendosin nëse regjioni i tyre do të shkëputet nga Kantoni i Bernës dhe së bashku me kantonin ekzistues Jura, do të formojë një kanton më të madh, apo do të mbetet në kuadër të Bernës. Njëkohësisht do të votojnë edhe qytetarët e kantonit Jura, nëse e duan një kanton të ri, të rritur me regjionin Jura që tash i takon Bernës, ose jo.
Po-ja eventuale nuk do të thotë themelim automatik të kantonit të ri Jura por vetëm do të nisë një proces në atë drejtim. Në fund të procesit do të ketë edhe një votim në nivel nacional lidhur me këtë çështje.
Por, nga ana tjetër, në rast se në cilindo nga dy regjionet përgjigja në referendum do të jetë Jo, atëherë synimi për të cilin zhvillohet referendumi do të nxirret përfundimisht nga rendi i ditës. Por, megjithatë, edhe në një rast të tillë, disa komuna do të kenë mundësinë që veç e veç të ndërrojnë kantonin.
Jura prej rreth 200 vitesh paraqet një çështje politike me potencial polarizimi të thellë. Para më pak se 40 vitesh është themeluar kantoni Jura, i cili ka kaluar nëpër shumë tensione të ashpra politike, duke shkaktuar edhe trazira të dhunshme.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












