E-Diaspora

Vozit dy herë më shpejt, i merret leja e vozitjes

Policia e kantonit Schwyz ka kryer një kontroll të shpejtësisë në Galgenen ndërmjet orës 20:30 dhe 22:00.

Në këtë kontroll, çdo i dhjeti shofer ka tejkaluar shpejtësinë, deri njëri prej tyre ka vozitur dy herë më shumë se që është lejuar, përcjell albinfo.ch.

Një shtetas i Kosovës, 21-vjeçar, ka vozitur me shpejtësi prej 100 km/h, derisa shpejtësia e lejueshme ishte vetëm 45 km/h, raporton policia zvicerane.

Atij i është marrë patentë shoferit, derisa duhet të përgjigjet para prokurorit në këtë muaj.