E-Diaspora
Vozitësi i kamionit nga Maqedonia shkakton dëm prej njëqind mijë eurosh
Një vozitës 47-vjeçar nga Maqedonia, me kamionin e tij e ka goditur një rimorkio të kamionit nga Polonia që ishte i ndalur në vend
Mbrëmjen e së premtes, rreth orës 18.05, në autostradën gjermane A1 ka ndodhur një aksident midis dy kamionëve, që ka sjellë në bllokimin e tërësishëm të autostradës. dhe dëme të mëdha materiale. Aksidenti ka ndodhur në mes të Wildeshausen-West dhe Wildeshausen-Nord në drejtim të Bremenit.
Një vozitës 47-vjeçar nga Maqedonia, me kamionin e tij e ka goditur një rimorkio të kamionit nga Polonia që ishte i ndalur në vend. Gjatë goditjes, pjesa më e madhe e ngarkesës është derdhur nëpër autostradë, e cila për shkak të këtij aksidenti është dashur të bllokohet tërësisht në drejtim të Wildeshausen-West.
Aksioni i shpëtimit dhe pastrimi i vendngjarjes kanë zgjatur deri në ora 22.45. Për fat të mirë, në aksident nuk ka pasur të lënduar, shkruajnë mediat gjermane, përcjellë Albinfo.ch.
Kamioni i vozitësit nga Maqedonia nuk ka qenë më në gjendje të drejtohet dhe e kanë larguar nga vendi i aksidentit me automjete përkatëse. Dëmi i shkaktuar vlerësohet në njëqind mijë euro.
(Foto ilustrim)
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












