Uncategorized
Vrasja e gazetares bullgare, Gjermania do të ekstradojë të dyshuarin
Një gjykatë gjermane tha të premten se i dyshuari për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares bullgare, Viktoria Marinova, do të ekstradohet në Bullgari në ditët e ardhshme.
“Ekstradimi i të akuzuarit mund të pritet shpejt”, tha përmes një deklarate gjykata në qytetin Celle.
Sipas saj, i dyshuari, 20 vjeç, i cili është arrestuar të martën në Gjermani në bazë të një urdhërarresti evropian, ka thënë gjatë marrjes në pyetje se “nuk ka dashur ta vrasë viktimën” dhe ka mohuar se e ka përdhunuar, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
“I dyshuari ka pranuar se ka pasur një argument verbal me viktimën më 6 tetor, 2018”, tha gjykata, për të shtuar se “ai ka qenë nën ndikim të fuqishëm të alkoolit dhe drogës” dhe se “e ka grushtuar gruan”.
Prokurorët bullgarë kanë thënë se vrasja nuk duket se është e lidhur me punën e Marinovas si gazetare, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Marinova për shumë vite ka punuar në stacionin televiziv TVN në Bullgari dhe ka udhëhequr një program për aferat korruptive, të quajtur Detektor.
Kryeprokurori i Bullgarisë, Sotir Tsatsarov, e identifikoi të dyshuarin si Severin Krasimirov, i lindur më 1997.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj Projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024...
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën