albinfo.ch
E-Diaspora
Vrasje mes shqiptarëve në Vjenë të Austrisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Vjenë të Austrisë
Pas një përplasje mes katër të rinjve që sipas mediave austriake janë të gjithë nga Kosova, ka mbetur një person i vdekur, ndërsa dy persona të tjerë janë të plagosur, përfshirë këtu edhe një 19 vjeçare, që ishte krejtësisht e pafajshme, njofton “albinfo.ch”
Sipas dëshmitarëve e gjithë ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshje mes katër të rinjve, derisa ishin duke udhëtuar në një tramvaj në drejtim të Hütteldorferstraße, ndërkaq gjendja eskaloi në stacionin Johnstrasse të Vjenës.
Sipas informacioneve të policisë njëri nga vëllezërit që ishin së bashku në tramvaje, i lindur në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, i cili kishte aplikuar për azil në Austri, gjatë natës së diel rreth orës 20.30 minuta derisa udhëtonin me linjën e tramvajit 49, u fjalos më dy persona të tjerë. “Janë fjalosur në një gjuhë të huaj”, kanë thënë pasagjerët të cilët e kanë përshkruar rastin si fjalosje të rëndë, raporton krone.at, transmeton albinfo.ch.
Kur tramvaja ndalet në stacionin Johnstrasse, vëllezërit që nuk kishin as adresë vendbanimi, derisa zbresin njëri nga dy burrat tjerë që ishin në tramvaje nxjerr revolen dhe gjuan disa herë. Sipas policisë janë gjetur pesë plumba të kalibrit 9 mm. Plumbat kapen të dy vëllezërit si dhe një femër 19 vjeçare, e cila priste për të hyrë në tramvaje.
Djaloshi 28-vjeçar që ishte më i vjetër se vëllai i tij, kishte marr plagë të rënda dhe ai ndërroj jetë në spitalin e Vjenës derisa iu nënshtrua një operacioni kirurgjik disa orësh.
Vëllai i tij 25 vjeçar, i cili po ashtu është i plagosur, arriti që të mbijetoj nga operacioni, megjithatë gjendja e tij është shumë kritike dhe po mbahet në repartin intensiv të njërit nga spitalet e Vjenës.
Plagoset një kalimtare e pafajshme
Një vajzë 19 vjeçare e cila priste për të hyrë në tramvaj, nga predhat e plumbave mori plagë të papritura.
Ajo ishte krejtësisht e pafajshme dhe u godit nga një plumb në këmbë. Pas intervenimit mjekësor, vajza është jashtë rrezikut për jetën.
Pas të shtënave të dy burrat të cilët kanë gjuajtur më armë, kanë ikur këmbë dhe deri më tash policia ende nuk ka asnjë gjurmë për ta, madje nuk është gjetur as armë më të cilën ata kanë qëlluar.
Thuhet se na krismat e armës, shumë pasagjerë kanë zbritur nga tramvaja dhe kanë ikur të trishtuar.
Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel















