Shqipëria

Vritet në sy të fëmijëve një shqiptare në Amerikë

Ngjarja ka ndodhur në rrethana të pasqaruara

Një 27-vjeçare shqiptare është gjetur e vdekur në veturë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo, sipas policisë, u vra me një plumb në sy të dy fëmijëve të saj, të cilët po ashtu ishin në veturë me të.

Policia thotë se pranuan thirrje për vdekjen e një personi nga të shtënat të shtunën në orën 17:30. Viktima u identifikua si J. Peca, raportojnë mediat në Shqipëri.

Dy fëmijët e saj të vegjël kishin shpëtuar pa dëmtime, por të tmerruar, sipas shefes së policisë në Shën Petersburg, Sandra Bentil.

Për momentin nuk ka asnjë të dyshuar në paraburgim dhe autoritetet janë vënë në kërkim të autorit.

Mësohet se Peca ishte me origjinë nga Gjirokastra.