Kosova
Vuçiq, drejt pranimit të një marrëveshjeje që parasheh anëtarësimin e Kosovës në OKB?
Nëse gjykojmë nga disponimi i Aleksandar Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë, edhe momentet e pambuluara të zemërimit se ka rezistencë ndaj propozimit europian për Kosovën, mund të konkludohet se ai është në rrugën e pranimit të një zgjidhjeje që do të përfshinte një ulëse për Kosovën në Kombet e Bashkuara (OKB), thotë gazetari serb, Boshko Jakshiq, në një intervistë për FoNet.
Me rastin e debatit të fundit parlamentar për dialogun në Kuvendin e Serbisë, Jakshiq analizoi paraqitjen e Vuçiqit. I pyetur nëse propozimi franko-gjerman do të thoshte “dorëzim” dhe “tradhti”, siç thonë në Serbi, Jakshiq përmendi se zyrtarët serbë duhet të kërkojnë leje për të hyrë në Kosovë.
“Për çfarë tradhtie, dorëzimi apo shitjeje po flasim kur nuk kemi çfarë të tradhtojmë, të shesim apo të dorëzojmë? Kosova nuk është territor i Serbisë. Kosova është shkëputur”, tha Jakshiq.
Ai s’heziton të deklarojë Serbia humbi në luftën e vitit 1999.
“Refuzimi i vazhdueshëm i realitetit i çon të dyja palët në një rrugë pa krye”, theksoi ndër tjerash Jakshiq.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












