Kosova
Vuçiq, “i lumtur” për vizitën e tij në Kosovë
“Jam i lumtur që jam këtu, ndihem mrekullueshëm", u shpreh ai gjatë qëndrimit në Zubin Potok, ku vizitoi Qendrën për ekologjinë dhe zhvillimin e sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq mbërriti në Zubin Potok përmes kalimit kufitar të Bërnjakut pas orës 14.00. Ai me këtë rast ka dhënë edhe deklaratën e tij të parë në lidhje me vizitën dyditore në Kosovë.
“Jam i lumtur që jam këtu, ndihem mrekullueshëm”, u shpreh ai gjatë qëndrimit në Zubin Potok, ku vizitoi Qendrën për ekologjinë dhe zhvillimin e sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq, njofton rtklive.com.
“Këto janë objekte që janë ndërtuar me paratë e qytetarëve të Serbisë, dhe do të përdoret nga të rinjtë e këtij rajoni”, ka thënë Vuçiq, me të cilën në Kosovë janë edhe drejtori i Zyrës për Kosovë Marko Gjuriq, ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar dhe kreu i BIA Bratislav Gashiq.
Një pano e madhe me mbishkrimin “Mirë se vini president” është shpalosur në digën e liqenit Ujman. Flamuri i Serbisë dhe tabelat janë gjithashtu të paraqitura në Leskovë, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Ato janë të vendosura gjatë gjithë rrugës nga Jarinje në Mitrovicë.
Vuçiq do të vizitojë fermën e familjes Kovaqeviq në Ibarsko Postenje dhe shkollën bujqësore në Leshak.
Në sallën e Sporteve në Leposaviq, ai do të drejtojë mbylljen e Forumit të Biznesit, ndërsa në mbrëmje do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova.
Në prag të vizitës së presidentit të Serbisë, KFOR tha në një deklaratë se situata është e qetë dhe stabile.
KFOR është urdhëruar të marrë të gjitha masat e nevojshme për të lejuar një vizitë nga presidenti Vuçiq, i cili më herët kishte thënë se në Kosovë do të mbajë fjalimin e tij më të rëndësishëm.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant










