Të tjera
Vuçiq i reagon Putinit: Boll rekrutuat serbë për luftë
Në një reagim të papritur, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i kërkoi aleatit të saj Rusisë, të ndalë përpjekjet për rekrutimin e qytetarëve serbë për të luftuar përkrah grupit të saj paraushtarak Wagner në Ukrainë
Sipas Zërit të Amerikës, lideri serb kritikoi fushatën online të Rusisë në rrjetet sociale, ku ftohen serbët t’i bashkohen grupit famëkeq të Wagner, që konsiderohet nga ekspertët perëndimorë, si ushtria personale e Putin.
“Nuk është e drejtë që dikush thërret njerëzit në Serbi, e cila është e vetmja që nuk i ka vënë sanksione Rusisë, të luftojnë në Ukrainë, kur dihet se kjo është kundër rregullave tona”, tha presidenti serb gjatë një interviste.
Presidenti serb mohoi akuzat se grupi Wagner është i pranishëm në Serbi ku organizatat pro-Kremlinit dhe ato ultranacionaliste e kanë mbështetur agresionin mbi Ukrainën.
Ai i cilësoi si gënjeshtra lajmet se pjesëtarë të Wagner ishin të pranishëm në veriun e Kosovës përgjatë tensioneve të muajit dhjetor, kur grupe serbësh mbajtën të bllokuara rrugët kryesore.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












