Kosova
Vuçiq: Pas shqiptarëve qëndron gjithmonë Amerika
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është i lumtur me deklaratat e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, se formimi i ushtrisë së Kosovës është hap pozitiv.
Vuçiq gjithashtu ka thënë se është i vetëdijshëm se Serbia nuk mund të ndryshojë qëndrimin e Amerikës, për të cilën pavarësia e Kosovës është gjë e kryer.
Vuçiq tha se “shqiptarët nuk bëjnë asgjë vetëm” dhe se “pas tyre qëndron gjithmonë SHBA-ja”.
“Këtë nuk mund ta themi gjithmonë hapur. Kanë ata [shqiptarët] edhe aleatë të tjerë në Evropë”, tha Vuçiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Të enjten, ambasadori Amerikan, Kosnett, ka thënë se Uashingtoni e mbështet transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.
Deklarata është bërë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar pasoja për Kosovën nëse formon ushtrinë.
Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se më 14 dhjetor, në Kuvendin e Kosovës do të votohen projektligjet që e transformojnë FSK-në në ushtri.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni














