Lajme
Vuçiq prin bindshëm në Serbi
Rezultatet preliminare tregojnë se partia e Vuçiqit mori 56 për qind të votave. Kryeministri serb dëshmon se mbetet lideri më i votuar në rajon
Rezultatet preliminare që i ka publikuar Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Serbi (CeSID) tregojnë se zgjedhjet parlamentar në Serbi i ka fituar bindshëm, Partia Progresive e Serbisë (SNS) e kryeministri Aleksander Vuçiq me 56.2 për qind të votave, pasuar nga Partinë Socialiste të Serbisë (SPS) e ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq me 10.9 për qind.
Pas këtyre partive, vjen Partia Radikale e Serbisë (SRS) e udhëhequr nga ultranacionalisti Vojsllav Sheshel me 7.7 për qind të votave. Këto rezultatet tregojnë se Sheshel nga Haga drejt në Parlamentin e Serbisë. Partia Demokratike (DS) ka marrë 5.7 për qind, ndërsa partitë tjera përfshirë edhe Liberldemokratët kanë mbetur nën 5 për qind.
Ndërkaq, në zgjedhjet lokale në Luginën e Preshevës, procesi ka ecur mbarë dhe sipas rezultateve të para, në Bujanoc ka fituar Partia për Veprim Demokratik e udhëhequr nga Shaip Kamberi, ndërsa në Preshevë Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës. Derisa në Bujanoc PVD rikthehet pas 4 vitesh, në Preshevë mbetet partia e njëjtë në pushtet.
E-Diaspora
-
Suedi
Nxënësit shqiptarë triumfojnë në Kuizin e Diturisë 2026 në Laholm, Suedi Eventi i organizuar nga Lidhja ‘Iliria’ promovoi kulturën, historinë dhe talentin e të rinjve shqiptarë në... -
Zvicër
Shqiptarja Rixhil Agushi siguron mandat në Stadtrat të Schlierenit -
Dy politikanë shqiptarë fitojnë në Asamblenë e Lozanës –Tora Vlora dhe Musa Kamenica -
Gzim Rama zgjidhet në Ekzekutivin e komunës Moudon – del i pari në raundin e parë -
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Shqiptarja Rixhil Agushi siguron mandat në Stadtrat të Schlierenit Historike për shqiptarët në Zvicër, Rixhil Agushi zgjidhet në Stadtrat të Schlierenit... -
Zvicra pezullon vendimet e aplikimit për azil nga iranianët -
Rreth 2,700 zviceranë të regjistruar për kthim nga Lindja e Mesme -
16-vjeçari ikën me makinë, humbet kontrollin dhe mbyt një grua -
Parlamenti miraton fondet për viktimat në Crans-Montana













