Bota
Vuçiq thotë se nuk do të gjunjëzohet Serbia karshi taksës
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se Serbia do të vazhdojë të ecë përpara dhe të zhvillohet edhe përkundër sulmeve dhe presioneve të shumta të cilat po i bëhen, duke specifikuar këtu vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksë ndaj produkteve serbe.
Këto masa të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Vuçiq i ka cilësuar si veprime të cilat njerëzit e civilizuar nuk do t’i bënin.
Këto deklarata presidenti serb i ka bërë gjatë hapjes së një spitali në Vranje të Serbisë, shkruan tanjug, transmeton Gazeta Express, përcjell Albinfo.ch.
Ditë më parë ai u ka bërë thirrje edhe vendeve të botës, që të bëjnë presion tek Kosova për lagimin e taksës.
Megjithatë dje me një vendim të ri të Qeverisë, në vendimin për taksë është përfshirë edhe një listë e produkteve ndërkombëtare të cilat futen në Kosovë përmes Serbisë.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi për taksë nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











