Kosova
Vuçiqit i kërkohet të paraqesë planin e tij për Kosovën para qytetarëve të Serbisë
Organizatorët e protestave joqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën para qytetarëve të Serbisë, duke thënë se ata janë adresa ku duhet drejtuar dhe “jo Brukseli, Uashingtoni, Moska ose Prishtina”.
Përmes një deklarate, ata e akuzuan Vuçiqin se me politikën që udhëheq, “shteti i Serbisë është tërhequr nga Kosova”, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Organizatorët e protestave thanë po ashtu se presidenti i Serbisë “i ka instaluar kriminelët e tij që të qeverisin me territorin e askujt, pasi i ka tërhequr institucionet serbe nga veriu i Kosovës”.
Në deklaratë thuhet se Vuçiq e ka bërë betimin e presidentit duke u zotuar se “do të mbrojë Kushtetutën e Serbisë dhe Kosovën si pjesë të Serbisë”, ndërsa “sot ai flet për ndryshim të kufijve”.
Protestat antiqeveritare në Serbi mbahen çdo të shtunë që nga 8 dhjetori.
Protestat kanë filluar me sloganin “Stop bluzave të përgjakshme”, pasi njëri prej udhëheqësve të koalicionit opozitar “Aleanca për Serbinë”, Borko Stefanoviq, është rrahur në Krushevc. Protestat kanë vazhduar edhe me parullën “Një nga pesë milionë”, si përgjigje ndaj deklaratës së Vuçiqit se mund të mblidhen pesë milionë njerëz, porse ai nuk do t’iu nënshtrohet presioneve nga rruga.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













