Kosova
Vushtrria anulon Ditët e Diasporës për shkak të rastit tragjik
Përmes një njoftimi, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bëri të ditur se ky vendim është marrë në shenjë respekti dhe solidarizimi me familjet e viktimave
Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se janë shtyrë koncertet e parapara në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës 2026”, pas vdekjes tragjike të tre bashkëqytetarëve, Ejup Tërnava, Cennet Tërnava dhe Fatmire Shabani.
Përmes një njoftimi, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bëri të ditur se ky vendim është marrë në shenjë respekti dhe solidarizimi me familjet e viktimave.
“Për shkak të ndarjes tragjike nga jeta të tre bashkëqytetarëve tanë, ju njoftojmë se anulohen koncertet e parapara në kuadër të manifestimit ‘Ditët e Diasporës 2026′”, ka shkruar Idrizi.
Ai theksoi se koncertet nuk do të mbahen sipas programit të paraparë, por do të organizohen në një datë tjetër, transmeton albinfo.ch.
“Në shenjë respekti dhe solidarizimi me familjet Tërnava dhe Shabani, koncertet do të shtyhen për një datë tjetër, për të cilën do të njoftoheni me kohë përmes kanaleve zyrtare të Komunës së Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.
Kryetari Idrizi shprehu ngushëllime për familjet e të ndjerëve, duke shtuar se Komuna bashkëndjen me dhimbjen e tyre.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026













