Kosova

VV i kërkon Hotit të raportojë në Kuvend mbi marrëveshjen e Uashingtonit

Lëvizja Vetëvendosje bën të ditur se ka dërguar në Kuvendin e Kosovës thirrje që kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, të raportojë për marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Sipas VV-së, këtë thirrje e ka dërguar nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, që është nga ky subjekt politik.

“Më 4 shtator, Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe delegacioni që shoqëronte atë bëri zotime për koncesione ndaj Serbisë për çështje dhe tema që prekin drejtpërdrejt sovranitetin shtetëror dhe bien në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës. Këto zotime, si vullnet personal, i konfirmoi me nënshkrimin e tij në fund”, thuhet në njoftimin në Facebook të VV-së.

Njoftimi i plotë dhe kërkesa drejtuar Kuvendit:

Sot, Nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci ka kërkuar thirrjen në raportim të Avdullah Hotit lidhur me zotimet e…

Publiée par Lëvizja VETËVENDOSJE! sur Lundi 7 septembre 2020