Lajme

Wagner raportohet se ka rrëzuar një aeroplan rus

Gjithnjë e më shumë informacione po publikohen se në Rusi kanë filluar luftime të ashpra midis ushtrisë së rregullt ruse dhe mercenarëve të Wagner-it.

Yevgeny Prigozhin ka pohuar se këtë mëngjes kanë rrëzuar të paktën një helikopter.

Ndërkohë, mediat ruse kanë publikuar një video të rrëzimit të një aeroplani rus, i cili raportohet se është shkatërruar nga të besuarit e Prigozhinit.

“AN-24 u rrëzua në rajonin Voronezh. Me siguri është goditur. Është rrëzuar afër fshatit Kantemirovka. Sipas informacioneve fillestare, tre persona kanë mbetur të vdekur”, njoftoi agjencia ruse e mediave Baza.

Theksojmë se presidenti rus, Vladimir Putin, sot e ka akuzuar për tradhti shefin e Wagnerit, Prigozhinin.

Ky i fundit i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet për një grusht shteti ushtarak dhe se për synim ka vetëm largimin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergey Shoigu.