Kosova
Walker: Sa më shpejt të formohet Qeveria
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur ish-shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker, i cili edhe një herë ka kërkuar që sa më shpejt të formohet Qeveria e re e Kosovës.
Pas takimit, Thaçi edhe një herë ka falënderuar ambasadorin Walker për gjithçka që po bën për Kosovën.
“Edhe një herë faleminderit shumë ambasadorit Walker për gjithçka që po bën për Kosovën. Nganjëherë është edhe kritik ndaj neve që jemi në politikë, por gjithmonë këto kritika kanë qenë të mirëseardhura për t’u përmirësuar edhe unë madje personalisht që edhe kur na ka kritikuar, e kemi dashur, e kemi respektuar punën dhe angazhimin e Walker, sepse dëshiron që ta shohë Kosovën sa më shpejt përpara dhe të jetë e konsoliduar”, tha Thaçi.
Kurse, ambasadori Walker edhe një herë ka përsëritur se sa më shpejt duhet të formohen institucionet.
Ish-shefi i misionit të OSBE-së tha se është krenar për Kosovën e sotme, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













