Sport
Wenger komenton sfidën e vëllezërve Xhaka
“Xhaka luan kundër Xhakës, praktikisht kjo është një çështje brenda familjes. Unë mendoj se ata dy mund t’i fshehin njëri-tjetrit disa të vërteta gjithashtu”, u shpreh Wenger
Dueli ndërmjet vëllezërve Xhaka ka marrë jehonë sërish në mediat ndërkombëtare. Jashtë kësaj nuk ka mundur të mbetet as trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger. Ai thotë se ka informacione për skuadrën e Baselit, megjithatë, shkruan albinfo.ch.
“Po, sigurisht që më kanë ndihmuar pak”, u shpreh Wenger në një intervistë të publikuar në faqen e klubit. “Kjo edhe sepse Xhaka luan kundër Xhakës, praktikisht kjo është një çështje brenda familjes. Unë mendoj se ata dy mund t’i fshehin njëri-tjetrit disa të vërteta gjithashtu, por sigurisht që e njohim Baselin mirë pasi blemë Elenyn nga ata një vit më parë”, deklaroi Wenger.
Basel është treguar e rrezikshme në të kaluarën me skuadrat angleze. “Kjo është skuadra e cila ka dominuar kampionatin zviceran prej disa vitesh dhe kanë pasur rezultate të shkëlqyera në Angli pasi i kanë mundur të gjithë, si Manchester United e Chelsean, ndërsa barazuan me Liverpoolin. Ndaj kanë arritur rezultate të forta në Evropë”, theksoi Wenger.
Ai nuk e nënçmon aspak skuadrën kundërshtare. “Ata janë një skuadër e mësuar të luajë në Ligën e Kampionëve. Nuk është ndonjë emër i ri apo fillestar në Ligën e Kampionëve, ndaj kanë shumë eksperiencë në këtë kompeticion. Kjo eksperiencë shtrihet në breza të ndryshëm dhe kjo është arsyeja pse nuk frikësohen. Unë nuk pres që ata të frikësohen. Nga ana tjetër, nuk kanë asgjë për të humbur. Kjo është gjithmonë e rrezikshme”, përfundoi Arsene Wenger.
Graniti i cili luan me Arsenalin dhe Graniti me Baselin, kishin luajtur edhe në Kampionatin Evropian kundër njëri-tjetrit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër











