Portrete të firmave

Western Union flet shqip në Cyrih nëpërmjet UFC-së 

Ndër menaxherët e rinj shqiptarë që rriten profesionalisht ne kompani shqiptare në Zvicër është dhe Edison Selmani 

Union of Financial Corners SA, ose shkurt UFC, është krijuar në Gjenevë në vitin 2005 dhe menaxhohet prej fillimeve të saj nga drejtues me origjinë shqiptare. Kompania, njësoj si edhe SBB/CFF përfaqëson Western Unionin në Zvicër, duke ofruar shërbimet e saj nëpërmjet një rrjeti prej rreth 150 agjencive. 

Edison Selmoni është njëri prej menaxherëve të UFC-së. Ai është përgjegjës për organizimin e rrjetit te UFC-se ne zonën gjermane.  

albinfo.ch: Z. Selmoni, prej sa kohësh bashkëpunoni me UFC-në ? 

© 2022 Albinfo.ch/Armend Berisha

Edison Selmoni: Prej vitit 2017. Në atë vit kam emigruar për studime  në degën e administrimit të biznesit në Zyrih, nga Kosova. Si çdo student kam kërkuar edhe unë një punë me kohë të pjesshme për të mundësuar qëndrimin në Zvicër, që siç dihet, është mjaft i shtrenjtë. 

albinfo.ch: Pra, keni filluar punë si student tek UFC-ja? 

Edison Selmoni: Po, fillimisht ideja ime ka qenë të gjeja një punë të çfarëdoshme me të ardhurat e të cilës të mbaja veten. Porse nisur nga studimet e mia në fushën e biznesit u kam kërkuar administratorëve të UFC-së të më japin mundësi të shoh nga afër fazat e ndryshme te menaxhimit.   

albinfo.ch: D.m.th. te praktikonit ne biznesin real dijet e shkollës? 

Edison Selmoni: Të praktikoja dijet e shkollës por duke marrë edhe përgjegjësitë përkatëse. Se të praktikosh një strategji pa pasur parasysh rezultatet qe ajo jep është relativisht e thjeshtë, por të ndërtosh një strategji duke parashikuar impaktin ne biznes dhe më tej te kesh mundësi ta realizosh, kjo është ëndërr për çdo student ne menaxhim. Për këtë i jam mirënjohës UFC-së.  

albinfo.ch: Nga një punë studenti tek UFC, ju jeni sot një menaxher i saj! Ku konsiston aktiviteti juaj? 

Edison Selmoni: E thatë mirë, nga një punë studenti, natyrisht pas provave që kam kaluar me sukses pranë UFC-se, administratorët e kompanisë më kanë promovuar si përgjegjës për organizimin e rrjetit të agjencive ne Zvicrën gjermane. Tanimë më duhet që të promovoj aktivitetin e UFC në zonat gjermanishtfolëse, gjithnjë duke synuar rritjen e biznesit dhe të ardhurave të kompanisë, se ky është edhe slogani nr 1 që ju mësojnë ne shkollat e administrimit! 

© 2022 Albinfo.ch/Armend Berisha

Albinfo.ch: Sa ju ka ndihmuar eksperienca tek UFC-ja për zhvillimin tuaj profesional? 

Edison Selmoni: Pa diskutim shumë, nuk do ta kisha menduar të kisha këtë ndihmë edhe sikur të isha në Kosovë. Me vjen shumë mirë që, gjithnjë duke qenë kompani zvicerane, administratorët me prejardhje shqiptare të UFC-së kanë kontribuar për të rritur profesionalisht stafin shqiptar. Dhe unë nuk jam i vetmi, ka të tjerë si unë në UFC. Madje UFC-ja merr në vazhdimësi edhe stazhierë (praktikantë) shqiptarë nga shkollat e biznesit. Mendoj se është kontribut shumë i mirë për të aftësuar gjeneratën e re shqiptare me praktikat më të mira në menaxhim, sidomos në një vend si Zvicra ku korrektesa ligjore dhe komerciale ne biznes janë në shkallën më të lartë.  

albinfo.ch: Sot ju gjejmë ne këtë agjenci te UFC në zonën e Langstrasses. Keni ardhur me një qëllim të caktuar? 

Edison Selmoni: Kjo është agjenci e UFC-së në një zonë mjaft dinamike të Cyrihut. Është e njohur për restorantet, jetën artistike dhe atë të natës. Ne si agjenci ofrojmë transferim parash me Western Union, këmbim te monedhave madje edhe të kriptovalutave. Frekuentohet nga te gjitha etnitë e Cyrihut, madje mund te them është agjencia më multi-etnike qe ka UFC-ja për nga klientela; natyrisht frekuentohet edhe nga shqiptarët. 

albinfo.ch: a mund te na prezantoni përgjegjësin e saj? 

Edison Selmoni: Me shumë kënaqësi. Ezequiel është nga Republika Domenikane, nje koleg i mrekullueshëm, i cili trajton me te njëjtin sensibilitet te gjitha etnitë qe përbëjnë klientelën tone. Shqiptarëve që lexojnë revistën tuaj, do tu thosha: nëse kërkoni të keni një shërbim shembullor, të shpejtë e të levërdishëm, ejani tek kjo agjenci e UFC-së, ku Ezequeil dhe gjithe stafi i tij do t’ju japë kursin e këmbimit më të mirë që ekziston ne Cyrih. 

© 2022 Albinfo.ch/Armend Berisha

Ju mirëpresim me kënaqësi në agjensitë tona te UFC-se: https://www.ufc.ch/western-union-flet-shqip-ne-zvicer-nepermjet-ufc-se

 /Shkrim i sponzotizuar/