Lajme
WhatsApp paralajmëron ndryshimin në mesazhet që dërgoni
WhatsApp vitin e kaluar filloi të punojë në aftësinë për të modifikuar mesazhet e dërguara me tekst, ashtu siç mund të bëjnë përdoruesit tashmë në aplikacione si iMessage dhe Telegram.
Funksioni u prezantua në një version beta të WhatsApp për Android dhe që atëherë nuk u raportua diçka më tej.
Megjithatë, platforma është ende duke punuar në këtë veçori, këtë herë për aplikacionin iOS.
WhatsApp do të lejojë përdoruesin të modifikojë mesazhet e dërguara.
Siç vërehet nga WABetaInfo, versioni më i fundit beta i WhatsApp për iPhone mundëson opsionin e modifikimit të mesazheve për një grup të vogël përdoruesish. Kjo funksionon në mënyrë të ngjashme me atë që tashmë është zbatuar në Android beta, në të cilën përdoruesit thjesht mund të shtypin një mesazh dhe të prekin butonin “Edit”.
Megjithatë, ndryshe nga Telegram, WhatsApp do të kufizojë mënyrën se si përdoruesit mund të modifikojnë mesazhet e dërguara. Për shembull, përdoruesit do të kenë vetëm 15 minuta kohë për të modifikuar një mesazh pasi të jetë dërguar.
Qasja është e ngjashme me atë të iMessage, i cili gjithashtu ka një kufi prej 15 minutash për modifikimin e mesazheve.
Por, derisa iMessage tregon një histori të modifikimeve për përdoruesit e tjerë, WhatsApp do të shfaqë vetëm një etiketë “edited” në mesazhet që janë modifikuar nga dërguesi. Në këtë rast, qasja është më e ngjashme me atë të Telegram.
Një tjetër gjë që duhet mbajtur parasysh është se opsioni i ndryshimit funksionon vetëm për mesazhet me tekst, por jo për titrat e imazheve, videove dhe dokumenteve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas













