Sport
Xhaka: 80 për qind të parave ua japim prindërve!
80 për qind të të ardhurave që fitojnë, Graniti dhe Taulanti ua japin prindërve të tyre. “Natyrisht, ne i kemi edhe kontot tona, por 80% nga të ardhurat i çojmë në familje. Ne jemi të rinj, naivë, paraja siç vjen, ashtu shpejt edhe mund të shkojë”, ka thënë Graniti për gazetën gjermane Bild.
Ai më tutje thotë “Pasi që ne u jemi mirënjohës prindërve për çdo gjë, ne duam që tash t`ua kthejmë atyre me të mirë”, transmeton albinfo.ch.
Për Granitin edhe ashtu paraja nuk është gjëja më e rëndësishme në botë. “Nëse dikush mendon se është më i mirë vetëm për faktin se ka më shumë para në konto, ai mund të marrë në thua shumë shpejt, përcjell albinfo.ch. Për ne luksi më i madh është familja”, thotë futbollisti më i shtrenjtë shqiptar dhe zviceran i të gjitha kohëve.
Xhaka i ri po ashtu ka thënë se nuk është i dhënë pas veturave luksoze ose pushimeve të shtrenjta. Ai ka theksuar se gjithmonë i bën pushimet në Kosovë, te familja e gjerë. “Atje mund të shohësh se ka njerëz që nuk kanë as ushqim të mjaftueshëm për të jetuar”, ka thënë veç tjerash ylli i Kombëtares së Zvicrës dhe i Arsenalit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern














